Ertjan Kofsha kampion i Europës për moshën 17 vjeç në peshëngritje

16 Gusht, 2022

Ertjan Kofsha kampion i Europës për moshën 17 vjeç në peshëngritje. Talenti shtërmenas ka shkëlqyer në Poloni, duke fituar plot tri medalje ari te grupmoshat U-17.

Kofsha ngriti 140 kg në shkëputje, 168 kg në shtytje dhe 308 kg në dygarësh. Peshëngritësi është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska.

Kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje Kampionatin Europian. Pak ditë më parë edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL