Ernest Merdanaj shpallet Kampion Europe në Taekwondo në peshën 55 kg

7 Qershor, 2022

Ernest Merdanaj shpallet Kampion Europe në peshën 55 kg. Taekwondoja shqiptare arrin një rezultat të shkëlqyer “Multi Europian Game G2” , eveniment ky që është zhvilluar në Sofie të Bullgarisë.

Merdanaj mundi të fitonte medaljen e artë, pas takimeve me kundërshtarë spanjollë e francezë, të cilët renditen në top 3-shen e listës botërore.

Merita i shkon sportistit, por edhe trajneres së tij që është edhe drejtuese e ekipit Kombëtar të FSHT-së, Znj. Arjola Kasaj.

Kjo është medalja e tretë në harkun e dy muajve për sportistin e ri të talentuar, pas triumfeve në “Belgium Open G2” dhe “Swedish Open G2”.

Ernest Merdanaj vazhdon përgatitjet për Kampionatin Botëror të muajit gusht nga ku shpreson të kthehet me rezultat!

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL