Sportistja Erisa Brahimaj, e cila mbështetet me bursë olimpike nga KOKSH, bëri një tjetër paraqitje pozitive në xhudo, këtë herë në “Kupën Europiane” të zhvilluar në Koper të Sllovenisë, ku ajo fitoi medaljen e bronzit.
Xhudistja kuqezi, si fillim mposhti me “Wazari” gjermanen Santiago Santara Odalis, por në çerekfinale u mund nga polakja Maria Jesionek.
Në ri-peshkim, Brahimaj mundi me “Ippon” si italianen Erica Alessandro, ashtu edhe sllovenen Jevganija Gajic.
Për medaljen e bronzit ajo u ndesh me Vanessa Gerekzin nga Gjermania, me të cilën triumfoi po me “Ippon”, duke u renditur në vendin e tretë për peshën e saj.


