Erisa Brahimaj fiton medalje bronzi në “Kampionatin Ballkanik Junior U21”. Medalja e dytë për xhudisten tonë brenda këtij muaji, pasi në fillim të muajit shtator ajo shpallet Kampione e Ballkanit “Cadet”.
Brahimaj është njëra prej sportisteve që mbështet me bursë nga KOKSH.
Një meritë dhe vleresim maksimal shkon edhe për trajnerin, Shkurt Cullhaj, që po pregatit talente duke arritur t’i sjellë Shqipërisë medalje të rëndësishme në sportin e Xhudos.