ELA TASE, NDEROHET ME URDHERIN “MJESHTER I MADH”

28 Nëntor, 2011

27 Tetor 2011

Presidenti Topi nderon me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” volejbollistët e shquar shqiptar Ela Tase dhe Shaban Uka

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” dy emra të shquar të volejbollit shqiptar ndër vite, Ela Tase dhe Shaban Uka, lojtarë, të cilët me lojën e tyre tek ekipi i Dinamos, e veçanërisht me përfaqësimin dinjitoz në ndeshjet ndërkombëtare, ngritën peshë zemrat e sportdashësve shqiptarë.

Në ceremoninë e dekorimit të organizuar me këtë rast në mjediset e Presidencës, ishin të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të volejbollit, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë, volejbollistë, miq, familjarë dhe kolegë të sportistëve të dekoruar. Pas leximit të dekreteve presidenciale nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, në një atmosferë solemne, Presidenti Topi i dorëzoi medaljen e lartë zonjës Ela Tase dhe zotit Shaban Uka në shenjë vlerësimi dhe respekti të thellë për vlerat e paraqitura në sportin e volejbollit, si lojtarë, trajnerë dhe specialistë të mirënjohur e me kontribute të jashtëzakonshme.

Në fjalët e tyre përshëndetëse, volejbollistët e dekoruar shprehën mirënjohjen për vlerësimin e marrë nga ana e Presidentit të Republikës duke vënë në dukje se: “Ndihen shumë të emocionuar, të lumtur e të nderuar për këtë vlerësim!” duke falenderuar njëkohësisht edhe familjet e tyre, bashkësinë sportive dhe sidomos sportdashësit për mbështetjen e dhënë gjatë karrierave të tyre të gjata e të shquara.

(burimi nga www.president.al)

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL