Ekspozita përmbledhëse rreth Pierre de Coubertin me rastin e cereremonisë së hapjes së Pranverës së Frankofonisë

20 Mars, 2013

E martë, 19 Mars kemi pasur kënaqësinë për të hapur ekspozitën tonë rreth Pierre de Coubertin. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me KOKSH dhe Ambasadën Franceze në kuadrin e pranverës së Frankofonisë në Shqipëri.

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Pierre de Coubertin, kjo ekspozitë përmbledh jetën dhe punën e tij shumë dimensionale, por ekspozita nder te tjera është edhe shumë pedagogjike. Gjithkush kishte mundësinë për të zbuluar dhe për ta shijuar atë dhe për të mësuar më shumë rreth themeluesit e Lojrave Olimpike moderne. Përfaqësues të Federatave sportive por edhe pjesëmarrës të tjerë morën pjesë në ceremoninë e hapjes dhe u mirëprit nga Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH dhe Hubert Le Forestier, Këshilltar kulturor në Ambasadën Franceze në Tiranë. Pas fjalimeve përshëndetëse dhe qëllimit të ekspozitës,  një koktej i bukur u shërbye për pjesëmarrësit të cilët mundën të bisedonin në lidhje me rëndësinë e sportit, trashëgimisë së de Coubertin dhe rolit të Frankofonisë në sport.

Ekspozita do të qëndrojë 3 ditë në Tiranë dhe më pas do të shkojë në qytete të tjera të Shqipërisë. Për të interesuarit, janë të ftuar të gjithë për të zbuluar atë në Teatrin Kombëtar të Komedisë.

Ne ju ftojmë dhe shpresojmë të shihemi në aktivetin pasardhës  në Konferencën me temë: “P. de Coubertin, Lojërat Olimpike dhe Vlerat Olimpike”, ditën e Martë, 26 Mars, ora 11:00, Teatri i Komedisë.

  

  

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL