Ditën e Premte më datë 18 Maj 2012, qyteti i Gjirokastrës mirëpriti Ditën Olimpike të Vrapimit 2012. Për të celebruar këtë aktivitet Olimpik, sportiv dhe artistik morën pjesë më shumë se 1400 nxënës të ardhur nga nga të gjitha qytetet e Qarkut të Gjirokastrës (Tepelenë, Përmet, Gjirokastër) si dhe fshatrat përreth. Ky aktivitet u organizua falë partneritetit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës e cila kishte marrë të gjitha masat për organizimin e saj, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar si dhe Qëndrës Kulturore të Fëmijëve.
Aktivitetin e përshëndeti edhe znj. Nora Malaj, zv. Ministre e Arsimit e cila u shpreh se të tilla aktivitete janë shumë të domosdoshme për edukimin e fëmijëve me kulturë sportive në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm por edhe të largohen nga veset e këqija të moshës. Ndërkohë që z. Arjan Pano, Drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale theksoi se këto aktivitete të mirëpritura në qutetin e Gjirokastrës janë një model i mirë për fëmijët e shkollave por duke patur edhe nxënës të qyteteve të rajonit, ndikon në integrimin dhe miqësinë e nxënësve. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve Olimpike ne mendojmë ti kthejmë në traditë dhe të mundohemi që të tjera aktivitete të mbështesim kur ato kanë të bëjnë me edukimin dhe shëndetin e fëmijëve tanë.
[imagebrowser id=6]