DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT PËR ZHVILLIM DHE PAQE- 6 Prill 2017

12 Prill, 2017

Pesë vite më parë, Kombet e Bashkuara caktuan 6 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Sportit, në kujtim të organizimit të Lojërave të para Olimpike moderne, që u mbajtën në Athinë më 1896-n. Në këtë datë të shënuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi një sërë aktivitetesh sportive në sheshin « Nënë Tereza » Plot 300 fëmijë ishin pjesëmarrës aktiv në sporte të ndryshme si : Karate, Judo, Taekwondo, Danci Sportiv, Kikboks, Hark dhe Ciklizëm të cilët demostruan teknikat e sportit ndërsa ftuan të pranishmit të provojnë të ushtrojnë sëbashku me to. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani falenderoi qindra të rinj pjesëmarrës dhe i inkurajoi ato për përformacën sportive ndërsa bëri thirrje të pranishmëve të aktivizohen sa më shumë me sport dhe ta bëjnë atë, pjesë të përditshmërisë së tyre. Aktivitetin gjithashtu e përshëndetën edhe partnerët e aktivitetetit përfaqësuar nga Zv. Ministri i Sportit z.Rauf Dimraj, përfaqësuesi i UN Woman z. David Saunders, Drejtori i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim z. Nino Merola,Zv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Abaz Hado por edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv apo përfaqësues të Federatave Sportive.Tema e aktivitetit ishte « Luajmë sëbashku » dhe synonte të nxiste aktivizimin në sport të cdo të pranishmi, pavarërisht profesionit apo moshës. Këtë vit u promovua më së miri “Kartoni i Bardhë” që simbolizon pastërtinë dhe paqen, si një ndër vlerat më të larta në sport. Slogani i aktiviteteve sportive, i stampuar edhe në bluzat e sportistëve ishte “ Kampionë të Paqes” sepse ata që e mbështesin dhe e promovojnë dashurinë për sportin duke e praktikuar atë cdo ditë janë Kampionët e Vërtetë të Sportit.
Nje falenderim i vecante shkon per partneret qe bene te mundur organizimin e ketij aktiviteti:
Bashkia Tirane, UN Women, Agjenicia Koperacione Italiana per Zhvillim, si dhe Federatat Sportive e Dancit Sportiv, Judos, Karatese, Taekwondos dhe Harkut.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL