Me një ceremoni të zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti”, Federata Shqiptare e Mundjes dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nderuan për arritjen, kampionin e Botës Zelimkhan Abakarov dhe mundësin tjetër Islam Dudaev, si dhe stafin e kombëtares kuqezi.
Kreu i KOKSH, z. Fidel Ylli deklaroi se kjo është arritja më e madhe sportive dhe meritë ka Zelimkhani, i cili nderoi Shqipërinë në mes të Beogradit.
Z. Ylli tha se Komiteti Olimpik së bashku me federatën do të bëjnë të pamundurën që ky sport të jetë në maja dhe të sjellë medalje olimpike nga Parisi.