Drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti z. Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm z. Gerti Shima dhe zv. ministri z. Endrit Hoxha, sekretari i Federatës së Bodybuilding, z. Rando Kukeli si dhe z. Marin Meksi, me ceremoni zyrtare pritën në aeroportin “Nënë Tereza” sportisten shqiptare znj. Gentiana Beqa, e cila pak ditë më parë u shpall Kampione Bote në kategori “Wellnes” gjatë Kampionatit Botëror të Fitnessit, që u zhvillua në Korenë e Jugut.
Beqa është një nga sportistet shqiptare që ka arritur të sjellë titullin botëror apo kontinental në Shqipëri.