Reagim i Presidentit të KOKSH z. Fidel Ylli

11 Maj, 2021

Që të padisë Armand Duka për parregullsi zgjedhjet për organet drejtuese të një institucioni sportiv (KOKSH në këtë rast) është një hipokrizi e shkallës superiore, një çudi që ja vlen të tregohet gjatë si barsaletë nëpër kafene.

Ironike dhe akoma më qesharake është akuza e këtij njeriu për ndikim të politikës apo qeverisë në KOKSH, që
• ka bërë të pamundur regjistrimin e asnjë kandidati që nuk quhet Armand Duka,
• refuzon në mënyrën më cinike të pranojë modelin e propozuar nga FIFA/UEFA për kufizimin e numrit të mandateve
• mbush Asamblenë Zgjedhore me njerëz të panjohur nga subjekte të paregjistruara,
• sa herë i rrezikohet posti thërret në ndihmë forcën politike të radhës,
• në menyrën më të paprinciptë dhe egoiste ka uzurpuar çdo pushtet dhe cdo organ të FSHF,
• abuzon me stafin dhe kompetencat e FSHF duke i vënë në funksion të fushatave elektorale në favor të interesave të familjes
• e shumë të tjera që do i themi kur të vijë koha…


i jep tani vehtes të drejtën që të vërë drejtësi në sportin shqiptar … O tempora! O mores!!!
Po mire ka bërë. Le të hapet më në fund dhe Kutia e Pandorës dhe të shohim se çdo ndodhë.

Vetëm një gjë ta dijë mirë:  Nuk ka për t’a penguar dot më sundimin e ligjit në futboll dhe në sport. KAS i Shqiperisë do të marrë shumë shpejt të gjitha përgjegjësitë që i jep ligji edhe mbi futbollin, do apo s’do Arman Duka. Koha e FSHF private ka mbaruar. Asnjë nuk do të mund të qëndojë me mbi ligjin.

I uroj suksese me padinë në CAS duke përdorur paratë e FSHF.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL