Tre sportiste do te perfitojne nga Bursat Olimpike per Lojerat Olimpike Dimerore Pyeongchang 2018

5 Dhjetor, 2016

bursat-pyeonchang-1

BURSAT OLIMPIKE DIMËRORE

Në ambientet e KOKSH u zhvillua ceremonia e  nënshkrimit të Bursave Olimpike Dimerore për sportistët që synojnë pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore PYEONGCHANG 2018. Programet e bursave u nënshkruan me sportistët:

  • Erjon Tola,
  • Suela Mëhilli
  • Marsel Biçoku

Lojërat Olimpike dimërore janë më përzgjedhëse në disiplinat sportive ndaj dhe përfaqësimi i Shqipërisë do të jetë me Federatën Shqiptare të Skive në disiplinën Ski Alpine

Në fjalën e tij Presidenti I KOKSH z. Viron Bezhani theksoi se bashkëpunimi më Federatën e Skive është maksimal për tw ndjekur ciklin e përgatitjeve dhe objektivave për kualifikimin e sportistëve që do të synojnë Lojërat Olimpike Dimerore PYEONGCHANG 2018.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është gjithmonë në synim të krijimit të një përfaqësimi sa më dinjitoz të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ndaj këto Lojëra janë një mundësi shumë e mirë që të rrisim imazhin pozitiv për vendin tonë pasi dihet tashmë që sporti është ambasadori më i mirë i vlerave”.-vijoi më tej Presidenti Bezhani.

Presidenti Bezhani evidentoi se ndër vite ekipi përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore ka ardhur në rritje.

“Në Lojërat Olimpike Dimërore në Torino 2006 dhe Vancouver 2010 ne kishim vetëm një sportist pjesëmarrës, Erjon Tola. Në Lojërat Olimpike Dimerore Sochi 2014 në u prezantuam me dy sportistë, Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Ndërsa përgatitjet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Skive janë të tilla që synojnë 3 ose më shumë sportistëkualifikuar në Lojërat Olimpike PYEONGCHANG 2018.- vijoi  Presidenti Bezhani.

Programi i Bursave Dimërore konsiston në përgatitjen e sportistëve për kualifikim për përiudhën nga 1 nëntor 2016 deri në 28 shkurt 2018. Bursat ofrohen nga Solidariteti Olimpik dhe do të monitorohen me raport financiar cdo 4 muaj nga KOKSH.

Shuma monetare e bursës është 1000$ dhe konsiston në:

– ofrimin e lehtësirave për trajnim të duhur

– trajner të specializuar në atë disiplinë sportive

– kontroll mjekësor

– sigurime shëndetësore në rast aksidentesh (jo ndërhyrje mjekësore)

– buxhet minimal dhe shpenzime minimale transporti

bursat-pyeonchang bursat-pyeonchang-2

OLYMIC SCHOLARSHIPS FOR ATHLETES- “ PYEONGCHANG 2018”

National Olympic Committee of Albania organized the Ceremony of Agreement between the Abanian Ski Federation and three Olympic scholarship holders named: Erjon Tola, Suela Mëhilli and Marsel Biçoku. The President of Albanian NOC Mr. Bezhani said that the collaboration with Albanian National Federation of Skiing is in the highest level to follow the preparation and objectives for the qualification cycle of these athletes to  the Olympic Winter Games Pyeongchang 2018.

Mr.Bezhani emphasized that during the years the participating team has increased. “At the Olympic Winter Games in Torino 2006 and Vancouver 2010 we had only one participant, Erjon Tola. At Olympic Winter Games Sochi 2014 we had 2 participants Erjon Tola and Suela Mëhilli. While the preparations with the Albanian National Federation of Skiing are aiming three or more qualifying athletes in the Olympic Winter Games Pyeongchang 2018.

The budget allocated to this programme by the Olympic Solidarity Commission is 1000$ and the programe will be operational from 1 November 2016 to 28 February 2018. A financial report is going to be submitted  by Albanian NOC  every four (4) months.

An Olympic Scholarship offers two benefits to selected athletes:

  1. A fixed monthly training grant to cover the athlete’s training and coaching costs
  2. A fixed travel subsidy that can be requested at the end of qualification period for the athlete’s transport costs( including transport of equipment) to participate in Olympic qualification competitions.

 

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL