HeforShe edhe ne Sport, 5 nentor 2015, Baldushk

6 Nëntor, 2015

KOKSH ne partneritet me UN Women organizoi sot ne Shkollen e Bashkuar te Mesme “Ferit Vogli” Baldushk, aktivitetin “HeforShe dhe ne Sport”, nje inisiative te cilen KOKSH nisi ta prezantoje me mesazhet e ambasadorëve të tij , Kampjonët e sportit Luiza Gega dhe Erkand Qerimaj me qellimin e rendesishem qe te mund të përfshijë sa më shumë djem e burra të cilët do te mbështesin barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Sporti është një fushë e rëndësishme e jetës, është mënyrë jetese , është mjet edukimi dhe ne ju tregojmë se si në sport arrihet barazia gjinore .

Perpjekja jone e sotme eshte te nisim dhe te aplikojme kete inisiative tek brezi i ri dhe të tregojmë me anë të demostrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive se si respektohet dhe realizohet barazia gjinore . I gjithe projekti sot ishte ndertuar me pjesëmarrja e barabartë e vajzave dhe djemve ashtu sikurseu be dhe zhvillimi I aktivitetit dhe përfundimi I tij në mënyrë të barabartë I femrave dhe meshkujve .

Po ashtu dhe vlerat e respektit , mirekuptimit, fair play, jo dhunes dhe diskriminimit, janë vlerat olimpike të cilat u shpalosen ne te gjitha aktivitete e programuara dhe ishin vlerat të cilat i bashkohen synimit te ketij aktiviteti.

Pershendeten aktivitetin dhe theksuan rendesine e tij ne fjalet e tyre Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, Zv. Ministri i Sporteve z. Rauf Dimraj dhe Znj. Estela Bulku Kordinatore e Programit Kombetar /Un Women.
Gjithashtu ishin te pranishem duke ndjekur dhe perkrahur aktivitetin anetaret e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH, Presidente dhe Sekretare te Federatave Sportive Shqiptare , perfaqesues te komunitetit sportiv, perfaqesues te ambasadave te ndryshme ne vend si dhe perfaqesues te UN Women ne vend.

Ne shpresojme qe aktiviteti sot te jete vetem fillimi i nje vargu inisiativash dhe aktivitetesh qe do te perkrahen nga shkollat e tjera , ashtu sikurse dhe sportiste te tjere te disiplinave te ndryshem do ti shtohen me mesazhet e tyre listes se perkrahesve te levizjes He for She
Bashkoju dhe ti Levizjes HeForShe

 

DSC_0834

DSC_0862

DSC_0899

DSC_0759

DSC_0749

DSC_0640

DSC06404

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL