Vodafone Albania, Një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

7 Shkurt, 2012

Tiranë 7 shkurt 2012: Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ekipi Shqiptar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat e XXX-ta Olimpike Verore “Londër 2012“, si dhe Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, tashmë do të kenë edhe mbështetjen e fuqishme të Vodafone Albania. Që prej fillimit të këtij viti dhe për një periudhë dyvjeçare, Vodafone Albania do të jetë një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili është përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Lëvizjen Olimpike botërore.

Njoftimi mbi këtë sponsorizim u bë zyrtar sot në selinë qendrore të KOKSH ku Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Haris Broumidis dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello firmosën Marrëveshjen e Sponsorizimit në praninë e miqve të ftuar dhe përfaqësuesve nga media.

Jemi të lumtur që mbështesim sportin shqiptar për tu ngjitur në maja më të larta në arenën sportive botërore – dhe Lojërat Olimpike janë shansi më i mirë për të demonstruar vlerat e sportistëve olimpikë shqiptarë. E dimë që sportistët tanë kanë shumë sfida para tyre dhe kjo është arsyeja përse jemi këtu për t’iu garantuar atyre mbështetjen tonë. I uroj Ekipit Olimpik Shqiptar suksese si në Lojërat Olimpike Verore “Londër 2012“, ashtu dhe në Lojërat Mesdhetare“Mersin 2013.” – tha drejtuesi i Vodafone Albania Haris Broumidis.

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello falënderoi kompaninë Vodafone Albania për mbështetjen që po i jep Lëvizjen Sportive dhe Olimpike Shqiptare. “Jemi shumë të gëzuar që tashmë kemi dhe Vodafone Albania si Sponsor të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duke pasur parasysh përfshirjen e tij dy vjecare dhe në programe të tjera të rëndësishme të KOKSH për Edukimin e Vlerave Olimpike tek të rinjtw, Fair Play, rritja e rolit të gruas dhe në sport, programe të trajnimit të trajnerëve sportiv, Identifikimi i Talenteve të reja, etj.Lojërat Olimpike përbëjnë një mundësi unike për sportistët e cdo vendi – dhe sportistët tanë tashmë do të jenë më të motivuar për të dhënë maksimumin e tyre e të ngrenë flamurin shqiptar në eventet olimpike ndërkombëtare

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania u përshëndet dhe nga sportitët olimpikë dhe ju dhurua në mënyrë simbolike një fanellë sportive e përfaqësueses olimpike shqiptare e firmosur nga sportistë të njohur olimpikë, e prodhuar ekskluzivisht për Vodafone Albania.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL