9 Prilli, Dita e Sportit të Pastër

13 Prill, 2021

Nën udhëheqjen e KOKSH, edhe Shqipëria u bë pjesë e fushatës dixhitale #PlayTrue në kuadër të festimeve të 9 Prillit, Ditës së Sportit të Pastër, pa doping!

Duke ndjekur udhëzimet e WADA-s (Organizatës Botërore Anti-Doping), projektit të KOKSH ju bashkuan sportistë Olimpistë dhe të rinj, trajnerë, gazetarë të sportit, të cilët me anë të videove dhanë mesazhet e tyre sensibilizuese për sport të pastër pa doping.

Mesazhet ishin nga më të ndryshmet, duke përfshirë: Inkurajimin pë mospërdorim të substancave të ndaluara nga WADA, krijimin e modeleve për brezat e rinj, respekti për veten dhe kundërshtarin, të garosh duke dhëne 100% nga vetja, të jesh i shëndetshëm, të respektosh rregullat e garës dhe sportit, të besosh në punë dhe përpjekje etj. Videot u postuan në mediat sociale me titra në anglisht për një audiencë më të gjerë.

Në fund të ditës, KOKSH organizoi një sesion të drejtpërdrejtë me Organizatën Kombëtare Shqiptare Anti-doping, në lidhje me testet Anti-doping dhe projektet arsimore ose seminaret në vendin tonë, të transmetuara në platformat e mediave sociale, e cila u ndoq nga një numër i madh i ndjekësve nga komuniteti sportiv.

Që nga viti 2014, në Prill të çdo viti, WADA dhe komuniteti Anti-Doping në të gjithë botën kanë festuar ditën “PLAY TRUE”, një ditë që i kushtohet ndërgjegjësimit të atletëve, publikut sportiv dhe të tjerëve në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së Sportit të Pastër.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL