Ceremonia e Mireseardhjes ne Fshatin Olimpik Londer 2012 per Ekipin Olimpik

23 Korrik, 2012

Nga Ditari ne Fshatin Olimpik Londer 2012, 23 Korrik 2012

Ka qenë një ngjarje e vecantë sot për Ekipin Olimpik Shqiptar këtu në Londër. Ekipi Olimpik Shqiptar i veshur me uniformën sportive kuq e zi në orën 14:30 me orën lokale iu drejtua Village Plazza vendi ku organizohet Ceremonia e Mirëseardhjes në Fshatin Olimpik “Londër 2012”.

Përvec anëtarëve të Ekipit Olimpik nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Mal Berisha, përfaqësues të Shoqatave shqiptare këtu në Londër si dhe pjestarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe studiojnë në Londër. Në këtë ceremoni morri pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër  z. Muhamet Hamiti.

Ceremonia e mirëseardhjes ishte një ndërthurje mjaft e bukur e protokollit zyrtar dhe artit të luajtur me mjeshtri nga Teatri Kombëtar i të Rinjve. Kjo ceremoni ishte konceptuar në formë musical dhe me tekst të thurur bukur për të shprehur mirëseardhjen Ekipit Olimpik Shqiptar. Për të nderuar Ekipin Olimpik dhe për ti shprehur mirëseardhjen dhe qëndrimin bashkë me pjesëmarrësit nga të gjitha shtetet e botë në Fshatin Olimpik, Sir Charles Allen, Kryetari i Bashkisë sëFshatit Olimpik ftoi Shefin e Misionit të Ekipit Olimpik z. Viron Bezhani për të nderuar himnin Shqiptar gjatë ngritjes së tij.

[slideshow id=7]

  Kjo është një domethenie bazuar në parimet e Olimpizmit “universalitetit” gjithëpërfshirjes ku të gjithë janë të barabartë, pa diskriminim dhe në paqe. Flamuri Shqiptar u ngrit në fshatin Olimpik duke qënë kështu pjesë e Familjes Olimpike dhe bashkëjetuese e me të gjitha kombet e tjera pjesëmarrëse në Londër 2012. Në përfundim të himnit kombëtar Shqiptar Shefi i Misionit z. Bezhani i dhuroi Sir Allen një set me simbole Shqiptare: skulpturen portret të Skenderbeut, Albumin e Nënë Terezës dhe librin Historikun e Shqipërisë në anglisht. Ndërsa Sir Allen sipas protokollit iu dhuron të gjitha vendeve përfaqësuese një mesazh të gdhendur në një pllakatë argjendi të huazuar nga William Shakespeare ku thuhet: “Some are born great, some achieve greatness, and some have greatness thrust upon ‘em.’ (W. Shakespear, Twelfth Night, Act 2, Scene 5)

Më pas z. Bezhani iu drejtua pllakatave memoriale për të lënë mesazhin dhe firmën e tij në emër të Ekipit Olimpik.

Në mbarim të ceremonisë të ftuarit e komunitetit Shqiptar patën mundësi të vizitojnë Fshatin Olimpik në brendësi të tij por edhe të bisedojnë me sportistët dhe trajnerët e tyre.

Sot gjithashtu sportistët e peshëngritjes iu nënshtruan një kontrolli antidoping të palajmëruar e cila është normale për të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojrat Olimpike.

Përshëndetje nga Fshati Olimpik “Londër 2012”

Viron Bezhani

Shef Misioni i Ekipit Olimpik

Kontakt: 00447720508458

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL