Në stadiumin “Air Albania”, më datë 10 dhjetor, 2022, hapi siparin ngjarja më e bukur sportive e vitit, me prezantimin e 700 ekipeve sportive të Volejbollit dhe Basketbollit nga 61 qytete të Shqipërisë.
Mbi 10 000 të rinj performuan në ceremoninë e hapjes së projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, ku kryefjala ishte parakalimi i Ekipeve Sportive dhe Betimi Olimpik i përfaqësuesve të ekipeve nga e gjithë Shqipëria, në formën e një spektakli të vërtetë të Vlerave Olimpike, që ofroi demostrime sportive dhe performancë artistike.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar gjatë viteve 1958 – 1989 ka funksionuar nën emrin Komiteti i Keshillit të Përgjithshëm të BFSSH ( Bashkimi i Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë), i cili përmblidhte në vetevete të gjitha Federatat Kombëtare Sportive. Me ndryshimet dhe ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, pas vitit 1989, u krijuan dy struktura sportive: Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky ndryshim u sanksionua me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1992. Tashmë e tërë Lëvizja Olimpike në Shqipëri drejtohet dhe menaxhohet nga KOKSH.